spot_img
Friday, March 21, 2025
spot_img

Edita Tahiri kritikon Vjosa Osmanin: Presidentja e paradokseve

ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila sot tha se drafti i Asociacionit nuk do ta kalojë testin e Gjykatës Kushtetuese.

Tahiri e ka akuzuar Osmanin për ndryshim të qëndrimeve lidhur me këtë çështje, duke thënë se fillimisht ajo e kishte pranuar statutin e Asociacionit të hartuar nga BE-ja me disa vërejtje, ndërsa tani po e kundërshton atë.

Në një postim në Facebook, Tahiri e quajti Osmanin “presidente e paradokseve”, duke kritikuar edhe heshtjen e saj për këtë temë deri në momentin kur u përmend mundësia e zgjedhjeve në Kosovë.

“Fillimisht dha vërejtje zyrtare për dokumentin e statutit të Asociacionit të hartuar nga BE-ja, që nënkupton se e ka pranuar Asociacionin e BE-së me vërejtje. Ndërsa sot e hodhi poshtë duke thënë se ky statut nuk duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Nuk është çudi, sepse është kjo presidente që ishte gojëmbullur tërë kohën, ndërsa foli kur u përmendën zgjedhjet në Kosovë, nga frika se mos po shkarkohet…”, shkroi Tahiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit