Thursday, April 10, 2025
spot_img

Edi Rama rrëfehet si kurrë më parë: Djali im me kancer u fut në komë, nuk e dinim nëse do të kthehej

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në podcast-in e tij të fundit kishte të ftuar Kryepeshkopin Joan, e që i cili ia kujtoi momentet e vështira në spital, kur djali i tij, Gregu ishte duke luftuar me një sëmundje të rëndë.

Ai u shpreh se kur djali i tij ra në komë, për të 24 orët e ardhshme ishin vendimtaret.

“Im bir kaloi një moment mjaft dramatik me një kancer, faktikisht gjërat shkuan aq keq sa u fut në një koma mjekësore famaceutike, edhe nuk dihej a do të kthehej apo jo. Isha me mjeken ndërsa djali ishte në koma dhe i them ‘Po tani?’ Më thotë ’24 orët e para çdo lajm do të jetë një lajm i keq, urojmë që s’do kemi asnjë lajm’. 24 orët e para ishin tmerr. Në çdo moment mund të ndodhë që të dalë dikush nga ajo zona e reanimacionit e të thotë…”

Tutje, Rama rrëfeu se si një mjeke e ftoi të lutej për birin e tij.

“Kur i thashë ‘Si vazhdon?’, ajo ngriti kokën dhe bëri me dorë lart… I thashë ‘Çfarë po më tregon, tavanin? Unë po flas me një shkencëtare, jo me një prift’. Dhe më tha: Në këtë kat, (ishte kati i fëmijëve me kancer) unë kam parë gjëra që shkenca nuk m’i ka shpjeguar dot akoma”.

“Spitali kishte një Kapelë dhe mjekja më sillte njoftime që në x orë unë bashkë me ekipin do të lutemi për Gregun, ose edhe për fëmijë të tjerë. I thashë ‘Çfarë është kjo histori që shkoni e luteni në Kapelë, çfarë lidhje ka kjo me terapinë?”

“Më tha ‘e kemi të nevojshme, ndihemi shumë mirë kur e bëjmë, marrim energji’. Ishte njeri që besonte. Më thoshte quaje si të duash, unë di që ka mister dhe nga ajo zonë e misterit vijnë në këtë kat gjëra që nuk i parashikon dot, ose nuk i shpjegojmë dot më mbrapa”, u shpreh Rama.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit