Saturday, October 12, 2024
spot_img

Edhe njëherë për rritjen e pensioneve

Shkruar nga Enea Janko

Në Kosovë që ishte vendi i fundit në Ballkanin perëndimor që nuk kishte bërë rritje të pensioneve për vitin 2024, kryeministri Albin Kurti njoftoi dje rritjen e të gjitha llojeve të pensioneve me 20%, që është rreth 5 herë më e lartë se rritja prej 4.1 % që bëri kryeministri Edi Rama për pensionistët e Shqipërisë.

Rritja prej 20% e çoi pensionin minimal për pensionistët kosovar që nuk kanë derdhur kontribute për pensionin e tyre në nivelin prej 120 euro në muaj, ndersa pensionin mesatar e rriti me rreth 38 euro duke e çuar nga 190 Euro në 228 euro ne muaj.

Kjo rritje e nivelit te pensioneve e zmadhon akoma më shumë diferencën e nivelit të pensioneve të Kosovës që konsiderohet shteti më i varfër në rajon me nivelin e pensioneve në Shqipëri që ka qeverinë më të sukseshme për rritjen e buxhetit të shtetit. Pas rritjeve te vitit 2024 që hyn në fuqi në Tetor 2024, niveli i pensionit mesatar në Shqipëri është rreth 42.5% më i ulët se në Kosovë.

Ndërkohë:

Pensioni mesatar në Maqedoninë e Veriut është sa 250% e pensionit mesatar në Shqipëri.

Pensioni mesatar në Mal të Zi është sa 280% e pensionit mesatar në Shqipëri.

Pensioni mesatar në Serbi është sa 270% e pensionit mesatar në Shqipëri.

Pensioni mesatar në Bosnje & Hercegovinë është sa 210% e pensionit mesatar në Shqipëri.

Sipas të dhënave të INSTAT, parashikohet që rritja e të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore për vitin 2024 të jetë mbi 100 milion euro krahasuar me vitin e kaluar, ndersa rritja totale e të ardhurave buxhetore pritet që të jete mbi 700 milion euro krahasuar me vitin 2023.

Nga këto rritje të të ardhurave, qeveria shqiptare vendosi që të jepte për rritjen e pensioneve rreth 17 milion euro dhe 5 milion euro financime për bujqësine dhe blektorinë, që është një ndër sektoret më prioritar për zhvillimin e vendit dhe qe mbulon rreth 50% të popullsisë së vendit.

Ndoshta në tre muajt e fundit qeveria Rama do të bëjë ndonjë rritje tjetër reale të pensioneve, per të mos e lënë Shqipërinë shumë mbrapa vendeve të tjera të rajonit!!!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit