Wednesday, April 23, 2025
spot_img

Edhe një vit në Presidencë, Osmani: Mos u bëni merak për të ardhmen time, e ardhmja e Kosovës duhet të diskutohet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur sërish “për të ardhmen e saj” pasi siç dihet vitin tjetër do të përfundojë mandatin si presidente e Kosovës.

Osmani tha se “nuk duhet të bëhet askush merak” për të ardhmen e saj, por ajo që duhet të diskutohet është e ardhmja e Kosovës.

Gjithashtu, presidentja paralajmëroi se do të jap kontribut për vendin edhe “shumë gjatë”.

Ajo çka duhet të diskutohet është e ardhmja e Kosovës dhe jo e individëve. Unë kam punuar gjithmonë dhe punoj edhe tash që e ardhmja e Kosovë të jetë e ndritshme, të jetë pozitive, të jetë një e ardhme e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Për të ardhmen time individuale nuk është se do të duhej të bëhej merak dikush. Unë do të jap kontribut pozitiv për vendin tim edhe shumë gjatë, ajo është me rëndësi”, ka deklaruar Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit