spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

“Edhe kësaj here do ta mundim Gjykatën Speciale”, ky ishte paralajmërimi i komandant Hoxhës dy ditë para dëshmisë në Hagë

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dha dëshmi ish-komandant i UÇK-së në Rahovec, Ismet Tara.

Ismet Tara kërkoi që t’i paraqitet në Hagë një dokument ku ai kishte ngreh shqetësime lidhur me dëshminë e tijen 2019-ën për ZPS-në. Por, duke insistuar në pyetjet e saj, prokurorja Vega Iodice i prezantoi një dokument që pretendohet se dëshmitari e kishte dhënë me 2001-ën për EULEX-in.

Se do të dëshmoj në Hagë, ai e paralajmëroi dy ditë më parë duke thënë se “edhe kësaj here do t’i mundim Dhomat e Specializuara të Hagës, prokurorët dhe gjyqtarët e tyre”.

“Do t’ju tregojmë atyre se të gjitha këto veprime kundër UÇK-së dhe krerëve të saj nuk janë asgjë tjetër veçse një përpjekje për të fajësuar popullin viktimë dhe për ta shpallur luftën e krerëve te UÇK-së e te luftetarve te UÇK-se si lufte kriminale”, tha komandant Hoxha.

Postimi i plotë:

Me ndihmën e Zotit dhe drejtësisë së Tij, edhe kësaj here do t’i mundim Dhomat e Specializuara të Hagës, prokurorët dhe gjyqtarët e tyre. Do t’ju tregojmë atyre se të gjitha këto veprime kundër UÇK-së dhe krerëve të saj nuk janë asgjë tjetër veçse një përpjekje për të fajësuar popullin viktimë dhe për ta shpallur luftën e krerëve te UÇK-së e te luftetarve te UÇK-se si lufte kriminale.

Ndërkohë, synimi i vërtetë është pastrimi, zbutja dhe fshehja e krimeve të luftës të forcave kriminale të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit