Mbrëmë Jozi eskaloi ndaj këngëtarit pejan, Gjestit, si rrjedhojë u diskualifikua nga loja e Big Brother Vip Albania 4.
Ai e quajti ‘kopil shkine’ nëse nuk kërkon falje që hyri në mes dhe tentoi të prishte dasmën e tij me Loredanën.
“Veç një kopil shkine nuk kërkon falje në një dasmë, edhe këtë po të them, nëse ti deri nesër në darkë nuk kërkon falje ndaj kësaj, e tregon vetëm një kopil shkine, vetëm një që nuk ka gjak shqiptari nuk kërkon falje”, iu drejtua ai.
Në krahë Gjestit i dolën edhe mërgimtarët, një prej tyre madje është incizuar teksa ka telefonuar në Top Channel, për të kërkuar llogari mbi gjuhën fyese të Jozit ndaj Gjestit.
“A keni qasje ju me produksionin e Big Brother, por si more motër një banor i Big Brother e quan një banor të Kosovë kopil shkine a dini çka do të thotë, unë po thirri prej diaspore, ata njerëz a janë të çmendur a çka, si nuk ndërmerr asnjë veprim produksioni…” , dëgjohet duke thënë ai.