Tuesday, April 15, 2025
spot_img

Edhe AAK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Konjufcën, Berisha: E kemi obligim ndaj qytetarëve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, tha se do t’i përgjigjen ftesës së Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca për takimin me 8 prill për të diskutuar për seancën konstituive.

“Sigurisht e kemi obligim që partitë politike , sigurisht që do të marrë pjesë edhe Aleanca”, tha ai.

Po ashtu ai u shpreh se do ta mbështesin edhe propozimin e Vetëvendosjes për Kryetar të Kuvendit.

“Janë rregulla kush do që të jetë kandidat, edhe do të jemi prezentë në seancë sepse e kemi obligim ndaj qytetarëve”, u shpreh Berisha.

Derisa sa i përket votimit të Qeverisë Kurti 3 ai tha se vetëm do të jenë prezentë.

Edhe LDK ka konfirmuar pjesëmarrje në takimin me Konjufcën. Këtë e tha Ekrem Hyseni, deputet i LDK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit