spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

“Edhe 100% me votu populli…”, “Mos u tall”, Bleron Baraliu “kapet keq” me qytetarin për planin B të Albin Kurtit

Analisti politik Bleron Baraliu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për deklarimet lidhur me hapjen e Urës së Ibrit. Ai ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka plan B për këtë urë.

“Siç tha një shok i imi:. ***** ** * **** **** me qët urë !

Albin bllokmentalisti as që din çka dmth ‘plan B’!

Gazetarja (VoA) duhet me pasë qenë shumë e panjohur me paditurinë e Albinit për t’ia ba pyetjen: “a ke ndonjë plan B”?!

A ka plan B arusha nteposhtëze, qaq Albini!”, ka shkruar Baraliu në një postim në Facebook.

Atij për këtë postim i ka reaguar një qytetar, i cili ka thënë se Kurti mund të kritikohet për gabime gjatë qeverisjes, por jo për padituri.

“E more Bleron Baraliu, duke ulur poshtë kryeministrin e Kosovës, të cilin e kanë votuar mbi 50% e popullit tonë, nuk i bëni nder vetes dhe as interesit tonë!

Ju po veproni si dhelpra që nuk mundi ta mrri rrushin dhe tha: koka i tharbet!!

Është e drejtë ta kritikoni për gabime gjatë qeverisjes, por kurrsesi për pa dituri!”, ka shkruar komentuesi.

E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigjja e Baraliut, i cili ka theksuar se bindjet e tij nuk i ndryshohen, edhe nëse populli e voton 100% Kurtin.

“Mos u tall! Cilin rrush jam i interesuar ta marrë unë që nuk e paskam arritur?!

Edhe, që t’a kesh të qartë, 100% me votu populli kjo nuk më bën fare përshtypje as ndryshon bindje e mia të krijuara mbi fakte (jo popullaritet të tjetrit). Megjithëse nuk e ka votuar as edhe vetëm një njeri, sepse nuk ka qenë fare në listë të votimit, për të qenë i saktë…”, ka thënë analisti.

Qytetari i ka replikuar sërish Baraliut.

“Unë nuk tallem! Edhe ti e din që nuk tallem! Është hera e parë ne historinë e Kosovës që një subjekt politik ka fituar mbi 50% te votave, kuptohet, ishin edhe Guximtarët që vendosën me në krye me Vjosa Osmanin! Bleron, nuk është koha të rreshtohemi me destruktivitetin, me ata/o, që na prunën në këtë gjendje pas 25 viteve!

Jo rrallë herë, edhe kur e ke qëllimin e mirë, por në kohë të gabuar, uji shkon në vendin e gabuar!!!”, i ka shkruar sërish komentuesi.

Image

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit