Sunday, March 30, 2025
spot_img

E trishtë: Një burrë nga Mamusha e lëndon veten rëndë, mjekët nuk mund ta shpëtojnë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e djeshëm qytetin e Mamushës, ku një i ri i ka dhënë fund jetës.

Siç merr vesh Gazeta viktima ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mamushë dhe pastaj në Spitalin e Prizrenit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Gazeta merr vesh se viktima ishte gjetur i varur me litar në serën pranë shtëpisë së tyre.

Lidhur me rastin, Njësia e Hetimeve Rajonale e Prizrenit është njoftuar dhe ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitë e teknikës kriminalistike, të cilat kanë kryer ekzaminimin dhe mbledhjen e provave të nevojshme.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar motivin dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit