Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë (rreth orës 23:00) në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit dhe si pasojë tre persona kanë humbur jetën.
Media mëson se personi i tretë që ka mbetur i vdekur nga aksidenti, është Shpat Shehu, mbiemri i të cilit nuk ishte konfirmuar më herët.
Për vdekjen e Shehut kanë njoftuar familjarët dhe miqtë e tij të cilët janë tronditur nga rasti.
Mediat ka raportuar se nga ky aksident tragjik të vdekur kanë mbetur edhe Rifat Pacolli, Ardit Gashi.
Të tre të rinjtë kishin nga 21 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badocit.