spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

E tmerrshme në Pejë: 19-vjeçarja raporton se u dhunua në shtëpinë e saj, i dyshuari u fut me forcë

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale ndaj grave në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë te rejat të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona kryesisht të moshës madhore. Një rast i tillë është denoncuar së fundmi në Policinë Rajonale në Pejë dhe tashmë kanë nisur hetimet.

Viktimë këtë herë është një 19-vjeçare, e cila dyshohet se është dhunuar seksualisht të mërkurën në mbrëmje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti u denoncua të enjten në mëngjes, ku vajza ka rrëfyer për tmerrin që përjetoi në shtëpinë e saj.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, 19-vjeçarja ka raportuar se persin i dyshuar i është futur me forcë në shtëpi derisa ajo ishte e vetme dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.  

Të njëjtat burime kanë bërë me dije edhe detaje të tjera për rastin, por që nuk do të publikohen me qëllim të ruajtjes së identitetit të viktimës.

Pas raportimit të rastit dhe intervistimit të viktimës nga hetuesit policorë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, e mitura është dërguar për ekzaminime mjekësore.

I dyshuari, i cili tashmë është identifikuar, po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Ndaj tij, është iniciuar hetimi në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit