Sunday, May 4, 2025
spot_img

E tash, kush është fajtori për dështimin e seancës konstituive?

Shkruan: Bedri Nika

Kur po e shikoj seancën e Kuvendit dhe partinë e parë me vota në Kosovë, më kujtohen vitet e errëta të ’80-ave.
Atëherë, udhëheqësit e partisë nuk pranonin dorëheqjen nga ekzekutivi – edhe pse të gjithë e kërkonin.

Sot? Njëjtë.
Koha ka ndryshuar, por sjellja ka mbetur e njëjtë.
Lideri suprem atëherë: Rrahman Morina.
Lideri suprem sot: Albin Kurti.

Skenari? I njëjtë.
Egoja për pushtet? E njëjtë.
Shkelja e vullnetit qytetar? E njëjtë.
Skenari për rrënimin e shtetësisë së Kosovës? I njëjtë.

Është për çudi sa ngjashmëri të frikshme kanë këta dy persona – të kohëve të ndryshme, por me një qëllim të përbashkët:
Rrënimin e shtetit të Kosovës.

Koha po përsëritet, me aktorë që më shumë duan pushtet sesa shtet.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj.
Zoti e bekoftë LDK-në, në miqësi permanente me SHBA.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit