spot_img
Friday, November 15, 2024
spot_img

E rrahu bashkëshorten pas një mosmarrëveshje, 40-vjeçari në Suharekë përfundon në pranga

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Suharekë, ku një 40-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Media mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, kur pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer se ky nuk është rasti i vetëm kur ka përjetuar dhunë.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që t’i caktohet masa e ndalimit dhe të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit