spot_img
Friday, March 21, 2025
spot_img

E rëndë në Pejë: Djali e merr nënën 76-vjeçare nga spitali me forcë dhe e rrah

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Këto ngjarje bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Brestovik në Komunën e Pejës.

Këtë herë, një 36-vjeçar po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht nënën e tij të moshuar, disa ditë pasi e mori me dhunë nga spitali ku viktima po trajtohej.

76-vjeçarja u godit në kokë nga i biri dhe për pasojë u rrëzua, duke pësuar kështu lëndime trupore.

Gjithçka dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje mes tyre dhe eskaloi në dhunë, por fatmirësisht Policia arriti të intervenojë shpejt dhe i dyshuari u arrestua.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se djali i dyshuar është shoqëruar në stacion policor, por nuk është intervistuar pasi ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Ndërsa e moshuara u dërgua sërish në Spitalin e Pejës ku ka qenë e shtrirë para disa ditësh për shkak të gjendjes shëndetësore, por që djali e kishte marrë me forcë dhe e kishte dërguar në shtëpi.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj të dyshuarit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit