spot_img
Thursday, October 24, 2024
spot_img

E rëndë në Lipjan: Vajza 22-vjeçare e kërcënon nënën me vrasje, tenton edhe ta rrah

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në një familje në Lipjan, ku një vajzë 22-vjeçare dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

Viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se e bija e ka kërcënuar me vrasje dhe ka tentuar që ta sulmojë fizikisht, duke i shkaktuar frikë e shqetësim.

Bazuar në dëshminë e saj, konflikti mes tyre ka plasur për shkak se viktima e ka kontrolluar telefonin e vajzës dhe aty plasi sherri.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarën dhe e njëjta është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Dhunë në familje’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit