Tuesday, April 22, 2025
spot_img

E rëndë/ Në aksidentin në magjistralen Pejë-Gjakovë, humb jetën një person – dy të tjerë lëndohen

Një aksident trafiku i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:45 në fshatin Baballoq të komunës së Deçanit, që fatkeqësisht përfundoi me fatalitet.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur një person i vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore, ndërsa njëri nga të lenduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit