Tuesday, April 8, 2025
spot_img

E rëndë: Ky është personi që vdiq pasi e zuri dheu në Veternik

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës, saktësisht në rrugën “Richard Holbrooke”, ku një person ka humbur jetën si pasojë e shembjes së dheut, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.

Viktima që ka humbur jetën nga rrëshqitja e dheut është Fatlum Haradini.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar me dhimbje familjarët, të cilët ende nuk kanë dhënë detaje për ceremoninë e varrimit.

Ndryshe, lajmin për incidentin në Veternik e ka konfirmuar për Gazetën Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë. Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent”, tha ai.

Tutje ai tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit