Sunday, July 6, 2025
spot_img

E rëndë: Ky është i riu Ardit Beshiri që humbi jetën nga rrëshqitja e dheut

Pas shtatë ditësh kërkimesh intensive, është gjetur paraditen e kësaj të premteje trupi i pajetë i Ardit Beshirit, punëtorit 29-vjear, i cili humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut teksa po punonte me eskavator.

Beshiri humbi jetën më 3 maj, pasi u zë nga një masiv dheu dhe inertesh, gjatë punës me një ekskavator në zonën e “Qafës së Burrelit”, pranë fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos.

Rrëshqitja ndodhi në një distancë prej rreth 4 kilometrash dhe përfshiu një sipërfaqe të gjerë, duke e bërë kërkimin të vështirë për strukturat e emergjencës.

Pas lokalizimit, trupi i viktimës u nxor nga masivi këtë mëngjes. Policia dhe autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse janë respektuar protokollet e sigurisë në zonën e punës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit