Friday, May 9, 2025
spot_img

E rëndë: Ky është 57-vjeçari që humbi jetën 40 ditë pasi u rrëzua nga skelët në Pejë, ishte në koma

Gazeta raportoi sot për një ngjarje shumë të dhimbshme e cila ka ndodhur mbrëmë, ku një burrë nga Istogu, rreth 57 vjeç, ka ndërruar jetë pas 40 ditësh pasi ishte në gjendje kritike në QKUK. Ai ishte lënduar rëndë pas një rrëzimi nga një skelë në qytetin e Pejës, por pavarësisht rrethanave serioze, institucionet reaguan vetëm kur jeta e tij mori fund.

Viktima është Selim Hajraj, rreth 57-vjeçar.

Që nga ajo kohë, i ndjeri ka qenë në gjendje kome. Nesër do të bëhet varrimi i tij, i cili do të nisë në ora 15:00.

Rasti ka ndodhur më 15 mars 2025, kur viktima u rrëzua nga një skelë gjatë punës.

Pas incidentit, ai u transportua në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku qëndroi në repartin intensiv për plot 40 ditë.

Fatkeqësisht, mbrëmë rreth orës 23:00, mjekët konfirmuan vdekjen e tij. Ishte vetëm atëherë që Policia u njoftua dhe më pas u përfshi edhe Prokuroria.

Me urdhër të prokurorisë, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është kaluar për trajtim në Njësinë Rajonale të Hetimeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit