Një rast mjaft i rëndë ka ndodhur sot në lagjen e Veternikut në Prishtinë, ku një punëtor i ndërtimtarisë te “Albi Mall”, rreth 50 vjeç, shtetas i huaj, ka vdekur në vendin e tij të punës.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik .
Si pasojë e lëndimeve, personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë.“, tha ajo.
Lidhur me rastin, Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.