spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

E rëndë: Kjo është gruaja që u gjet e vdekur në Pejë, dyshohet se vuante nga depresioni

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Pejën, ku një grua është gjetur pa shenja jete në rrethana që ngjallin shumë dyshime.

Burime të sigurta brenda organeve të rendit bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Sadije Hysenaj, 49-vjeçare.

Ajo u gjet në katin e tretë të banesës afër Stacionit të Autobusëve në Pejë.

Informacionet e para flasin se viktima vuante nga depresioni dhe ishte e ndarë nga bashkëshorti i saj, rrethana këto që po hetohen si faktorë të mundshëm që mund të kenë ndikuar në rastin tragjik.

Aktualisht, Policia dhe Prokuroria janë duke e trajtuar rastin me seriozitet të lartë, ndërkohë që pritet edhe raporti i autopsisë për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit