Sunday, May 4, 2025
spot_img

E rëndë: Kjo është gruaja që u gjet e vdekur në Obiliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Obiliqit, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Burime të Gazetës bëjnë me dije se rasti është raportuar rreth orës 13:00, kur Policia është njoftuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Obiliq për një person të gjetur të varur në fshatin Raskovë, në rrugën “Dukati”.

Viktima është Fitime Isufi, rreth 47- vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët, pas verifikimeve fillestare, kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj në vend, ndërsa hetimet rreth rrethanave të ngjarjes tashmë janë në duart e Policisë dhe Prokurorisë për të zbardhur motivet dhe detajet e rastit.

Gazeta me ndjeshmëri të plotë për këtë ngjarje, do të sjellë informacionet e reja vetëm në përputhje me konfirmimet zyrtare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit