Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në mesditë në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës. Për vdekjen e të ndjerit tashmë kanë nisur hetimet dhe rasti është konfirmuar edhe nga Polica.
Akoma nuk dihet nëse viktima ka humbur jetën si pasojë e kushteve teksa ishte në vendin e punës, por ajo që dihet është se i njëjti ka qenë duke punuar në momentin kritik.
Posa rasti është denoncuar, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.