Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Këto ngjarje bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Malishevë, ku një vajzë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij.
Burimet e Gazetës brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e dyshuara e moshës 22-vjeçare i ka goditur ata me shqelma dhe më pas ka eskaluar në kanosje me thikë.
Përballë kësaj situate, familja e ka denoncuar rastin në Polici, ku kanë kërkuar ndihmë.
Si rezultat i raportimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarën dhe i njëjta është shoqëruar në stacion policor.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.