Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është e vetmja zyrtare e lartë shtetërore që nuk e ka falënderuar ish-presidentin Behgjet Pacolli, i cili dje ia ka sjell Kosovës njohjen më të re.
Në postimin e saj për njohjen nga Kenia, Gërvalla nuk e ka përmendur fare Behgjet Pacollin.
Madje, ajo ka tentuar që vetë t`i marrë disa merita për këtë njohje.
“Mirëpresim vendimin e Republikës së Kenias për të njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, një lajm i rëndësishëm që thekson përparimin dhe forcimin e pozitës sonë në skenën ndërkombëtare dhe në kontinentin afrikan.

. Nga takimi i parë që kemi pasur në vitin 2021 bashkë me Presidenten Vjosa Osmani me ish-Presidentin Uhuru Kenyatta, kemi parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke. Mezi presim ndërtimin e marrëdhënieve të mirëfillta diplomatike me Republikën e Kenias dhe fillimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona në fusha të ndryshme”, ka shkruar Gërvalla.Kjo ka bërë që kryediplomatja të “gozhdohet” nga qindra qytetarë.
Në statusin e saj për këtë cështje, Gërvalla ka marrë mbi 350 komente.
Mbi 90 për qind e tyre janë kritikuese për ministren Gërvalla.
Qytetarët i kanë kërkuar asaj që të falënderoi ish-presidentin Pacolli.



Ndryshe nga Gërvalla, ish-presidenti Pacolli është falënderuar publikisht nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti për njohjen e Kosovës nga Kenia.