Saturday, April 12, 2025
spot_img

E pazakontë! ​Burri i zhveshur kafshon njerëzit në Split

Në orët e hershme të mëngjesit, policia kroate ka marrë një njoftim të pazakontë për një person të shtrirë në rrugën e Splitit pa rroba dhe nuk pranon të lëvizë.

Policët me të mbërritur në rrugën “Mbreti Zvonimir”, gjetën një burrë të zhveshur të shtrirë në rrugë.

Sipas policisë burri është ngritur në këmbë sapo ka parë policët, pas së cilës ka nisur të tundë duart në mënyrë të pakontrolluar dhe të flasë në mënyrë jo koherente. Oficerët vunë re se ai kishte prerje në hundë dhe në ballë.

Ai sulmoi njerëzit që u përpoqën ta ndihmonin.

Policia ka konstatuar se ngjarja ka nisur kur drejtuesi i veturës ka parë burrin të shtrirë në rrugë dhe ka ndaluar mjetin për t’i dhënë ndihmë.

Megjithatë, kur pasagjerët dolën nga vetura, burri u ngrit në këmbë, filloi të tundte krahët në mënyrë të pakontrolluar, goditi një person në fytyrë dhe kafshoi një tjetër.

Pasi sulmoi personat që tentuan ta ndihmonin, burri goditi makinën me duar dhe këmbë dhe theu tre xhamat.

Oficerët e policisë përcaktuan identitetin e burrit, e urdhëruan të ndalonte shqetësimin e mëtejshëm të rendit dhe qetësisë publike dhe vendosën kufizime ndaj tij. Ai është transportuar me autoambulancë në spital ku është dërguar për tretman mjekësor.

Pas mjekimit, policia do të kryejë hetimin penal ndaj personit dhe do të përcaktojë të gjitha rrethanat e ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit