Luftëtari amerikan Punahele Soriano për 30 sekonda e kreu punën me serbin!
Goditje të njëpasnjëshme ndaj Urosh Mediç, gjyqtari mezi e ndali luftën pasi që amerikani nuk ndalej duke e goditur edhe pas nokautit dhe publiku në këmbë nga festa e kësaj fitore spektakolare.
Meçi është zhvilluar në Qendrën “Apex” në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Urosh Mediç pësoi një disfatë të rëndë e me nokaut në sportin UFC 101.
Kjo luftë ishte e peshës deri në 77 kilogramë.
Kjo ishte humbja e tretë e Mediçit në karrierën e tij në UFC, ndërsa Soriano shënoi fitoren e 11-të..