spot_img
Saturday, February 22, 2025
spot_img

“E lashë dhuratë për pavarësi, mesazh kundër autokracisë”: Andin Lokaj flet pasi e quajti “hajvan” Kurtin

Komentatori Andin Lokaj ishte në thumb të sulmit mbrëmë.

Kjo pasi gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter në Art Motion, ai e quajti kryeministrin Kurti si “kryeministrin më hajvan në histori të njerëzimit”.

Në pjesën e dytë, Lokajn e larguan nga komentimi. Art Motion njoftoi se ka inicuar procedurë disiplinore ndaj Lokajt.

E komentatori Andin Lokaj në një përgjigje ka thënë se këtë mesazh ka pasur synim ta jap në komentimet e tij menjëherë pas zgjedhjeve. Por, theksoi se deshi ta ruajë si “dhuratë për pavarësinë e Kosovës”.

“Dua ta sqaroj opinionin se ajo qe ka ndodhur mbrëmë e kam pasur të planifikuar menjëherë pas zgjedhjeve, por e lash dhuratë për ditën tonë të shenjtë të Pavarësisë”, ka thënë Lokaj.

Lokaj ka thënë se fjalët e tij ishin mesazh kundër autokracisë.

“Shpresoj që edhe kolegët e mi komentator të rajonit ta marrin këtë mesazh seriozisht ngase është mesazh kundër autokracisë”, ka thënë Lokaj.

Ky komentim nxiti reagime edhe në Vetëvendosje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit