Adil Maliqi nuk është selektor i kombëtares së Kosovës U19 në futboll.
Para dy ditëve dha dorëheqje.
Përderisa Maliqi e ka publikuar dorëheqjen, FFK nuk e thotë asnjë fjalë të vetme deri me tash.
Më 16 maj të vitit 2023 u emërua në krye të kombëtares së Kosovës U19 por nuk i zgjati më shumë se një vit e gjysmë dhe i ndanë rrugët me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Duket se ndarja e rrugëve ishte paksa edhe e tensionuar dhe me hidhërime, kështu duket në horizont.
“Me keqardhje të thellë, kam vendosur të dorëhiqem nga pozita e trajnerit të Kombëtares U19 të Kosovës.
Ky vendim nuk ishte i lehtë, por i detyrueshem pasi që nuk arrijtëm të gjejmë një zgjidhjë të përbashkët me Federatën”, kështu tha Maliqi më 20 janar.
Burimet e sigurta bëjnë të ditur se kohën kur Adil Maliqi ka pranuar të marrë drejtimin e Kosovës U19, e ka pas një oferë nga klubi zviceran, siç thuhet një pagë deri 8,500 franga por ai e ka refuzuar atë vetëm për shkak që e kishte ëndërr ta drejtojë Kosovën U19.
Këtu flitet se e ka pas pagën mbi 1.000 euro!
Madje e ka pas një fitore spektakolare ndaj Spanjës U19 në Grupin 10 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U19.
Në Grup ishte me Austrinë U19, Spanjën U19 dhe Ishujt Faroe U19.
Kishte 2 fitore e 1 numbje (4:0 nga Austria) dhe doli i treti në renditje me 6 pikë në grupin e 10-të.
Ndër rezultatet e tija, Kosova – Spanja 4:3, Kosova – Ishujt Faroe 2:0, Kosova – Shqipëria 5:2 (miqësore), Kosova – Uraaina 4:0.
Siç merret vesh nga burimet e afërta me trajnerin, se për rreth një vit e gjysmë ka shpenzuar rreth 50 mijë euro nga xhepi i tij, për shkak takimeve të ndryshme me futbollistë të rinj dhe prindërit e tyre, po ashtu gjatë udhëtimeve, etj.
Për Maliqin ka pas fjalë të mira edhe DFB gjerman. Maliqi tash ka ndarë rrugët dhe po pushon tani për tanin me synime që sa më shpejt që të përfshihen në ndonjë klub apo kombëtare.