Prokuroria Themelore në Prishtinë, në fund të muajit korrik të këtij viti, ka ngritur aktakuzë ndaj Erdin Rekës, i cili akuzohet se i ka dhënë rreth 70 mijë euro me fajde këngëtarit Afrim Muçiqi, para disa vitesh.
Në aktakuzën që e ka parë Sinjali thuhet se Reka nga fundi i vitit 2012 deri kah gjysma e vitit 2013, e ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të Muçiqit të cilin e kishte shok, duke i dhënë para me fajde.
Si pasojë e vonesës për kthimin e borxhit, nga viti 2013 e në vazhdimësi, Reka e ka ngarukuar atë me kamatë mujore 30%, ku për çdo muaj Muçiqi e ka paguar 21 mijë euro.
Madje, këngëari në vitin 2013 thuhet se u detyrua që të shes shtëpinë për të paguar kamatën.
Reka akuzohet po ashtu se e ka përpiluar një kontratë fiktive lidhur me huanë mes tij dhe Muçiqit e djalit të tij.