Thursday, October 17, 2024
spot_img

“E kisha shok, kam pagu kamatë 20 mijë euro në muaj…” – Afrim Muçiqi akuzohet se mori pare me fajde, ja çfarë thotë këngëtari

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, më 31 korrik 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Erdin Rekës, i cili akuzohet se i ka dhënë para me fajde këngëtarit Afrim Muçiqi në shumën totale prej 70 mijë euro.

Në deklaratën e dhënë më 31 maj 2024 në Prokurori, thuhet se Muçiqi ka deklaruar se e ndien veten shumë të dëmtuar jo vetëm për shkak të të hollave por edhe për shkak të prishjes së imazhit. 

“Ashtu siç e kam cek në deklaratën e datës 09.11.2018, Erdinin e kam takuar ne vitin 2009-2010, e kam shok, ne mesin – fundin e vitit 2012 fillimisht ia kam kërkuar 10,000€, pastaj kam vazhduar ne fillim te vitit 2013, 10,000€ te tjera, kah fundi i vitit 2013 ka arrit shifrën 70,000€ për të cilat kam paguar kamatë 21,000€ ne muaj”, citohet të ketë deklaruar Muçiqi.

E në deklaratën e dhënë më 12 dhjetor 2019 në Prokurori, Muçiqi kishte deklaruar se pas dëshmisë në Polici, kur është takuar ballë për ballë me të akuzuarin, ai i ishte drejtuar me fjalë kërcënuese “të kotë e ke që ki dhanë deklaratë në polici sepse unë jam më i fortë se hetuesit dhe prokurorët dhe kam me ja u q* nanën tanve”.

E pas kësaj thotë se i kishte reduktuar lëvizjet në zonën ku e kishte takuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit