spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

E keni matur gabim, si të kontrolloni saktë tensionin

Në mënyrë që të zbulojnë nëse vuani nga hipertensioni apo jo, mjeku apo infermieri do ju masin tensionin e gjakut. Mënyra si përgatitesh para ekzaminimit, pozicioni i krahut dhe faktorë të tjerë mund ta ndryshojnë tensionin që del nga matja me 10% apo më shumë. Kaq mund të jetë mjaftueshëm që tensioni i lartë i gjakut të mos diagnostikohet apo të diagnostikoheni gabimisht e t’ju jepen ilaçe për të cilat nuk keni nevojë. Me siguri që nëse keni nevojë të bëni një matje të tillë, do të merrni dhe këshillat e duhura nga mjeku juaj. Por asnjëherë nuk është gabim të dish dhe më shumë.

Ja çfarë mund të bëni që të keni një matje të saktë:

Mos pini duhan apo pije të kafeinuara gjatë 30 minutave para ekzaminimit.

Qëndroni 5 minuta ulur në qetësi para matjes.

Gjatë matjes, uluni në një karrige me këmbët në tokë dhe me krah të mbështetur,në mënyrë që bërryli të jetë afër nivelit të zemrës.

Pjesa mbështjellëse që fryhet (fasha), duhet të mbulojë plotësisht të paktën 80% të pjesës së sipërme të krahut, dhe matësi i stetoskopit duhet të vendoset direkt në lëkurë dhe jo sipër bluzës.

Mos flisni gjatë kohës së matjes.

Mateni dy herë tensionin e gjakut, me një largësi kohe të shkurtër ndërmjet. Nëse matjet ndryshojnë më 5 pikë apo më shumë, bëni një matje të tretë.

Por ka dhe raste kur ndonjëri nga këto rregulla mund të thyhet. Nëse ju merren mendtë e ju erren sytë kur ngriheni nga krevati në mëngjes apo kur çoheni në këmbë pasi jeni ulur, duhet të bëni matje të tensionit të gjakut në pozicionin ulur dhe në këmbë, për të parë nëse ulet nga një pozicion në tjetrin.

Meqenëse tensioni i gjakut ndryshon gjatë ditës, mjeku juaj shumë rrallë do ta dignostikojë hipertensionin vetëm pas një matjeje të vetme. Ai do të bëjë dhe matje të tjera pas asaj fillestare, zakonisht disa javë pas së parës. Sigurisht nëse shifrat janë shumë të ulëta ose të larta, mjeku do ju japë trajtim të menjëhershëm.

Gjithashtu një ide e mirë është dhe matja e tensionit në të dy krahët të paktën njëherë, meqë tensioni i matur në një krah (zakonisht të djathtin), mund të jetë më i lartë se në tjetrin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit