Saturday, May 10, 2025
spot_img

“E kam kojshi, e ka një shitore, abuzoi me mua” – rrëfimi i 14-vjeçares që e denoncoi 58-vjeçarin për dhunim

Vajzat e mitura po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Në shumicën e këtyre rasteve të trishta, të dyshuarit që i keqpërdorin të miturat seksualisht del të jenë persona të moshës madhore. Dyshime për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në rajonin e Prishtinës.

Gazeta ka raportuar ekskluzivisht mbrëmë edhe për një rast të rëndë dhunimi, rast të cilin e ka lajmëruar në Polici babai i viktimës.

Viktima e rastit ka folur për ngjarjen tek gazetari Vullnet Krasniqi, ajo ka zbuluar se të dyshuarin e ka fqinj, dhe se i njëjti ka thënë se nuk e ka “joshur” vetëm atë, por edhe shoqe te saja.

Në rrëfimin e saj, e mitura tregon se si ka ndodhur rasti, dhe si ka arritur Policia ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin.

I dyshuar për rastin, siç ka raportuar ekskluzivisht Gazeta është Jahir Gashi, 58-vjeçar, i cili është arrestuar për rastin.

Gazeta ka siguruar një fotografi ekskluzive të të dyshuarit.

Ky dyshohet se për një vit, në vende të ndryshme të Prishtinës, e ka dhunuar seksualisht të miturën, që merr vesh Gazeta se është vetëm 14-vjeçare.

Sipas deklaratës të viktimës, të cilën e ka kuptuar Gazeta përmes burimeve të saj policore, rasti i fundit i dhunimit ndaj saj dyshohet se ka ndodh më 5 prill.

Atë ditë, dyshohet se 58-vjeçari, e ka çuar 14-vjeçaren në një motel të Prishtinës, ku edhe dyshohet se e ka kryer aktin e dhunimit seksual ndaj të miturës.

58-vjeçari, pasi është arrestuar është shoqëruar në stacionin më të afërt policor ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.

“Ju njoftojmë se Prokurori kujdestar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunimi” bazuar nga neni 227 …të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të pandehurit J.G., ka filluar hetimin pasi që viktima e mitur R.G., është abuzuar seksualisht nga i pandehuri J.G., i cili e kishte dhunuar disa herë për periudhë kohore rreth një (1) viti”.

Prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit prej 48 orësh për të dyshuarin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit