Sunday, October 13, 2024
spot_img

E gjithë bota po çuditet, kjo ishte arsyeja që boksierja u tërhoq për 45 sekonda

Meçi në boksin e femrave në Lojërat Olimpike mes algjerianes Imane Khalif dhe italianes Angela Carini, prodhoi shumë polemika.

Sportistja italiane u tërhoq pas vetëm 45 sekondash duke pretenduar se grushtat e kundërshtares ishin shumë të forta për një femër.

Në fakt, Imane Khalif dyshohet të jetë një transgjinore e cila është lejuar nga Komiteti Olimpik të marrë pjesë dhe të garojë si një femër. Në lidhje me këtë ndodhi, reagoi edhe kryeministrja e Italisë, Gieorgia Meloni.

Kjo e fundit u shfaq tepër e acaruar duke i dalë në krah sportistet që përfaqësoi Italinë.

“Ishte një garë e padrejtë. Në fakt, kjo dukej që në fillim kur në gjakun e algjerianes kishte nivel tepër të lartë testosteroni. Dua të tregohem e kujdesshme dhe të mos jem diskriminues, por tërheqja e Angelës më trishton shumë.

Sporti ka nevojë për barazi dhe sipas pikëpamjes sime, kjo nuk ishte një garë e drejtë.

Detyra e institucioneve është që të garantojnë një garë të drejtë. Unë mendoj se atletet që kanë gjenetikë mashkullore nuk mund të garojnë me femrat. Kjo jo për diskrimin, por për të mbrojtur idenë e lojës së barabartë”, u shpreh Meloni.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit