Tuesday, July 15, 2025
spot_img

E dhunoi të dashurën pas një konflikti për telefonin – I dyshuari ndalohet për 48 orë në Fushë Kosovë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 22 maj 2025 në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku një grua ka përfunduar me lëndime trupore pas një sulmi nga partneri i saj.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas një mosmarrëveshjeje për shkak të kontrollimit të telefonit pa lejen e saj, A.M, 31 vjeçar e ka goditur me grusht në anën e djathtë të fytyrës partneren e tij, E.B, 25 vjeçare.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është referuar menjëherë te Prokurori kujdestar nga Departamenti për Dhunë në Familje, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje” dhe është duke u trajtuar nga autoritetet përkatëse.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit