Gjakova dhe tërë Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur dje në Jabllanicë të Gjakovës, ku ndërruan jetë tre të rinj si shkak i shembjes së një objekti të pabanuar.
Një objekt i pabanuar është shembur në Jabllanicë duke zënë tre fëmijë që ndodheshin në të.
Veton Morina, 13 vjeç, Ideal Rama dhe Ramë Mehmetaj 15 vjeç do të varrosen nesër në ora 14:00 në fshatin Jabllanicë të Gjakovës – lajmi u bë i ditur nga familjarët e viktimave.
Për rastin kanë reaguar krerët qeveritar, duke filluara nga presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kandidatë për deputet të partive të tjera në Kosovë.