Një rast i rëndë ka ndodhur të mërkurën në Fushë Kosovë, ku një 34-vjeçar u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bresje.
I riu humbi jetën në rrethana akoma të panjohura dhe për vdekjen e tij tashmë është iniciuar hetimi.
Ky rast ka tronditur familjen Azemi, të cilët e dërguan të ndjerin për kontroll pasi iu përkeqësua gjendja, por fatkeqësisht vetëm u konstatua vdekja e tij.
I riu që u nda nga jeta është Emran Azemi.
Pasi është konfirmuar vdekja nga ekipi mjekësor në QKMF, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.