spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

E dhimbshme: Ky është burri që u gjet pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar te Rruga C në Prishtinë

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi te Rruga C në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar. Rasti është raportuar në Polici dhe si rezultat tashmë kanë nisur hetimet.

Rrethanat se si ka vdekur viktima akoma nuk dihen, por që rasti u denoncua nga një punëtor, i cili ishte kontraktuar për të kryer punime në shtëpinë ku u gjet i ndjeri.

Bëhet fjalë për Azem Korranin, 43-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Pasi është njoftuar edhe Policia, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit