Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të shtunës në qytetin e Pejës, ku një person është gjetur i shtrirë, pa shenja jete, dhe pranë tij është gjetur edhe një armë zjarri. Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ndërsa dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.
Viktima e këtij rasti është Beqir Gashi (rreth 77-vjeçar).
Vdekjen e tij e kanë kontstauar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Policia në koordinim me Prokurorinë tashmë ka nisur hetimet për zbardhjen e detajeve të kësaj ngjarjeje.
Ndërkaq, rasti është inicduar si “Hetim i vdekjes”.