Ngjarja e rëndë me armë që ndodhi në lagjen Aktash të Prishtinës po merr përmasa tragjike.
Sipas burimeve të gazetës dyshohet se përveç Premtim Gashit, i cili u konfirmua më parë si i vdekur dhe është nip i familjes Capat, dyshohet të ketë edhe një viktimë tjetër brenda vendit të ngjarjes.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për identitetin e viktimës së dytë, por burimet sugjerojnë se konflikti ka qenë tejet i ashpër, duke lënë pas jo vetëm pesë të plagosur, por edhe dy të vdekur.
Të plagosurit e njohur deri më tani janë Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi.