Tuesday, July 22, 2025
spot_img

Dyshohej për rrëmbim – rezulton skenar për përfitime financiare, si e realizoi Agron Bunjaku inskenimin për zhdukjen e tij

Gazeta mëson ekskluzivisht për një ngjarje të pazakontë që u raportua si rast rrëmbimi, por që pas hetimeve ka rezultuar të jetë një inskenim për përfitime materiale.

Gazeta raportoi ekskluzivisht se më 04 maj 2025, rreth orës 00:40, në Stacionin Policor në Prishtinë është paraqitur S.K., rreth 45-vjeçare, së bashku me vajzën e saj A.B., rreth 21-vjeçare për të denoncuar rrëmbimin e bashkëshortit dhe babait të tyre, Agron Bunjaku, rreth 46-vjeçar.

Sipas deklarimeve të tyre, që nga ajo datë nuk kishin pasur kontakt fizik me Agronin, përveç disa mesazheve të dërguara nga persona të panjohur, në të cilat kërkohej një shumë e caktuar parash me kërcënimin se “nëse nuk paguani, Agroni do të zhduket përfundimisht”.

Pas marrjes së informatës, Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me Prokurorin Kujdestar për Krime të Rënda, ka filluar menjëherë veprimet hetimore, dhe rasti është trajtuar fillimisht si “Rrëmbim”.

Mirëpo, rreth orës 13:10 të datës 4 maj 2025, policia ka arritur të lokalizojë Agron Bunjakun në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, i vetëm në veturë, pa asnjë shenjë dhune apo shoqërimi.

Pas intervistimit të tij nga hetuesit, është vërtetuar se rasti nuk kishte të bënte me ndonjë rrëmbim real, por ishte inskenuar nga vetë Agroni, i cili kishte dërguar mesazhet kërcënuese në emër të “rrëmbyesve”, me qëllim që të siguronte një shumë të caktuar parash nga familja e tij, për përfitime personale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit