Mbrëmë në Pejë në rrugën “Halil Agusholli” ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë janë lënduar dy persona.
Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, kanë njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 20:15.
“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё menjëherë kanё shkuar në vendin e ngjarjёs, aty ёshtё kuptuar se nga shpёrthimi dy (2) persona kanё pёsuar lendime trupore, tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё e mё pas janё transferuar pёr në QKUK-Prishtinё,” thuhet në njoftim.
Gjatё ekzaminimit tё vendit tё ngjarjes, janё gjetur dhe sekuestruar: Njё armё AK 47, tre karikatorë tё njёjtёs armё, nёntёdhjetё (90) fishekë cal: 72×39.
“Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet ‘Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm’ dhe ‘Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve’,” thuhet në njoftim.
Rasti ёshtё duke u hetuar nga njёsiti i Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё.