spot_img
spot_img
Friday, January 31, 2025
spot_img
spot_img

Dy të dyshuarit e përfshirë në rastin e gjuajtjes me armë në Prizren janë djemtë e Beqës të akuzuar për fajde

Një incident me armë zjarri ndodhi të martën pas mesnate në parkingun e një pompe derivatesh te Tranziti i Ri në Prizren, ku mbetën të plagosur dy persona. Një grup prej shtatë të rinjve po dyshohen se janë të përfshirë, dy prej të cilëve kanë pësuar plagë. Ndaj tyre dhe një të dyshuari tjetër është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Personat e dyshuar që u ndaluan janë Altin Hoxha dhe Arlind Hoxha, familjarë mes vete, si dhe Fidan Tabak.

Sinjali ka mësuar se në këtë rast përveç Altin Hoxhës është i përfshirë edhe vëllai i tij, Festim Hoxha dhe të dy janë djemtë e të ‘fortit’ të Prizrenit, Beqir Hoxhës, i njohur si Beqa.

spot_img

FOTO: Festim Hoxha, Altin Hoxha dhe Beqir Hoxha

Nga data baza e të dhënave policore rezulton se Beqa ka një të kaluar kriminale, ku i figurojnë rreth 10 raste të veprave të ndryshme penale.

Beqa i njohur për fajde në rajonin e Prizrenit ishte arrestuar në shtator të vitit 2023 dhe kishte qëndruar për disa muaj në paraburgim.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të rënda, më 6 nëntor 2023, kishte ngritur aktakuzë ndaj Hoxhës sepse nga muaji qershor 2016 deri më datë 22 gusht 2023, në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, ka kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarve F. S., dhe prindit të tij tani i ndjerë.

Sipas dosjes, pasi të dëmtuarit ishin në gjendje të rëndë financiare dhe i duheshin të holla për të investuar në biznesin individual familjar, fillimisht babai i të dëmtuarit në muajin qershor të vitit 2016 merr nga Beqir Hoxha, shumën e të hollave në vlerë prej 6,000 euro, ku me rastin e dhënies së të hollave i pandehuri 600 euro i ndal në emër të kamatës mujore dhe e paralajmëron se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 600 euro kamata mujore.

Nga muaji qershor 2016 e deri në muajin prill të vitit 2023, në emër të shumës së marrë nga babai i tij prej 6 mijë euro, viktima vazhdon të paguajë nga 600 euro kamata mujore duke i dhënë në total të pandehurit shumën prej 49 mijë e 200 euro.

I gjendur në gjendje të rëndë ekonomike dhe duke mos arritur t’i paguajë shumat e kamatave, më 18 shkurt 2018, ai merr nga ‘Beqa’ shumën e të hollave prej 3 mijë euro ndërsa nga i njëjti në muajin mars 2018, merr 2 mijë euro për të cilat paralajmërohet se për çdo vonesë duhet të paguajë 500 euro kamata mujore.

I dëmtuari nga muaji mars 2018 e deri në muajin janar 2023, në emër të shumës prej 5 mijë euro, vazhdon të paguajë nga 500 euro kamata mujore duke i dhënë të pandehurit shumën prej 29 mijë euro.

Në total, i dëmtuari ka paguar në emër të kamatave shumën prej 78,200 euro.

Dhe, kur i dëmtuari nuk kishte arritur t’i paguajë kamatat, Hoxha e kishte paralajmëruar se duhet të paguajë nga 200 euro kamata ditore me ç’ rast nga i dëmtuari më datë 22 gusht 2023, i pandehuri merr 12,800 (dymbëdhjetë mijë e dyqind) euro dhe arrestohet në flagrancë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit