spot_img
spot_img
Thursday, January 23, 2025
spot_img
spot_img

Dy skuadrat nga Suhareka triumfojnë ndaj Llapit e Malishevës, vazhdon kriza e thellë e podujevasve

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së shtunë në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani e ka mposhtur Llapin, me rezultat 2-1, në Suharekë.

Dueli mes kampionëve në fuqi të Kosovës dhe llapjanëve, ka dhuruar një sfidë interesante, derisa në fund fitores iu gëzua skuadra nga Suhareka.

spot_img

Bajram Jashanica (33’) nga penalltia dhe Inacio Da Silva (66’), shënuan nga një gol për fitoren e Ballkanit, derisa golin e vetëm për Llapin e realizoi Ardit Tahir (74’).

Pas kësaj fitore, Ballkani rikthehet në pozitën e dytë me 30 pikë, shtatë me pak se liderja e tabelës, Drita, kurse, Llapi zë vendin e tetë me 17 sosh.

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar Suhareka e cila në udhëtim mundi Malishevën, me rezultat 1-2.

Mevlan Zeka (21’, 40’) ishte njeriu i ndeshjes duke shënuar dygolësh në fitoren e Suharekës, kurse, golin e vetëm për Malishevën e realizoi Drilon Hazrollaj (73’). I njëjti lojtar shënoi edhe në minutën e 34-të, por që goli u anulua pas rishikimit të VAR-it.

Pas kësaj fitore, Suhareka ka 25 pikë në pozitën e pestë, kurse, Malisheva renditet e treta me katër pikë më shumë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit