Monday, March 31, 2025
spot_img

“Dy plumbat që goditën murin u kthyen tek ai”/ Flet miku i Naser Gashit (VIDEO)

Mbrëmjen e 25 marsit, në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, u vra 62-vjeçari Naser Gashi.

Familjarët e tij kanë thënë se gjithçka ndodhi aksidentalisht, pasi cak i sulmit ishte dikush tjetër.

Për këtë ngjarje ka folur sot, edhe Lavdim Zylfiu, fqinj dhe mik i të ndjerit.

Ai e përshkruan Gashin si një familjar të mirë dhe njeri religjioz, duke shtuar se tragjedia mund të kishte ndodhur me këdo që rastësisht do të ndodhej në atë moment në vendin e gabuar.

“Pas iftarit, ai kishte dalë me shokë, kur papritur një person hyri brenda dhe ka gjujatur. Dy plumbat që goditën murin u kthyen dhe e goditën Naserin, fatkeqësisht me pasoja fatale”, tregoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit