Gjuajtjet me armë zjarri, mbrëmë rreth orës 22:25 në Prishtinë, trazuan sërish vendin, pas dy pistave të krimit në Vushtrri, në të cilat u shënuan tri viktima.
Saga e krimit të mbrëmshëm shënohet me një të plagosur dhe me një viktimë, i cili përveç plagës me armë zjarri, dyshohet të ketë pasur edhe një me thikë në gjoks.
Viktima e këtij rasti është Naser Gashi 62 vjeçar, i plagosuri që ndodhet në spital ku po merr tretman mjekësor është Miftar Miftari, 41 vjeçar. Teksa, njëri nga të dyshuarit për rastin është Alban Gashi.
Ndërkaq, në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se për kryerjen e krimit tashmë janë dy të dyshuar, të cilët në vendngjarje dolët të armatosur dhe të maskuar, ku më pas kanë shtënë në drejtim të viktimave.
“Prishtinë 25.03.2025-22:25. Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.