Sot, në kryeqytet, ka ndodhur një aksident trafiku që ka përfshirë dy motoçikleta dhe një automjet, ku dy motoçiklistët kanë pësuar lëndime trupore.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugëve ‘Fehmi Lladrovci’ dhe ‘Agim Ramadani’, pranë semaforëve të konvikteve.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se të lënduarit janë transportuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ajo shtoi se për rastin po merret njësiti i trafikut në Prishtinë.