spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Dy derbi të ‘zjarrtë’ në Superligën e Basketbollit

Dita e shtune për adhuruesit e basketbollit do të jetë e mbushur me spektakel.

Dy ndeshje tejet interesante do të jenë në programin e “Pro Credit” Superligës, shkruan IndeksOnline.

Nga ora 17:00 në palestrën ”Minatori” në Mitrovicë, kampioni në fuqi, Trepça do të jetë nikoqire e Pejës.

Mitrovicasit kanë tri fitore e dy humbje, derisa pejanët dy fitore e tri humbje.

Një derbi tjetër zhvillohet nga ora 19:00 në palestren ”Sezai Surroi” në Prizren.

Dy nga skuadrat më të vjetra në Kosovë, Bashkimi do të përballet me Prishtinën.

Prizrenasit janë e vetmja skuadër pa humbje në elitë, me pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara, kurse prishtinasit kanë katër fitore e një humbje

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit