I pari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është deklaruar edhe njëherë tjetër rreth organizimit të Kampionatit Evropian për grupmoshat U-21 me Serbinë.
Duka ka thënë se fillimisht kanë kandiduar si federatë e vetme, por pastaj janë bashkuar me Serbinë.
Sipas kreut të FSHF-së, Serbia ishte shteti më i mundshëm që mund t’i plotësonte kriteret e organizimit të kampionatit
“Për UEFA Euro U-21 2027 kemi aplikuar si Federatë e vetme dhe pastaj kemi bashkuar kandidaturën me Federatën Serbe. Arsyet i kam sqaruar edhe më parë, për shkak të mungesës së infrastrukturës për të mbular të gjithë Europianin. Serbia ishte shteti më i mundshëm që mund t’i plotësonte këto kritere”, ka thënë Duka.