Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka arsye për të festuar.
Kjo pasi sipas “Music Business Worldwide”, Dua ka fituar një çështje ligjore që lidhet me megahitin e saj, “Levitating”.
Një gjykatës federal në Nju Jork ka rrëzuar padinë për shkelje të të drejtave të autorit ndaj shtëpisë diskografike “Warner Records” dhe Dua Lipës, duke vendosur që kënga “Levitating”, e publikuar në vitin 2020, nuk ka kopjuar në mënyrë të paligjshme një këngë të vitit 1979.